Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kërkuar që të shtohen përpjekjet për largimin e pengesave me të cilat përballen ata, në veçanti fëmijët.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj shtoi se gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze, shkruan Arbresh.info
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi te Kufizuara, le t’i shtojme përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, në veçanti fëmijët. Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre të garantuara me ligj, për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale!
Te bëhemi bashkë në jetësimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze”, ka shkruar Begaj./Arbresh.info
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...