Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e lindjes së tij.
Osmani për Rugovën tha se ishte ideatorit e arkitektit i Kosovës së pavarur.
Ajo tha se 2 dhjetori kujton rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë.
“Sot e kujtojmë ditëlindjen e ideatorit e arkitektit të Kosovës së pavarur, presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovës.
2 dhjetori na e kujton rrugëtimin tonë drejt lirisë e pavarësisë dhe na e forcon bindjen për fuqizimin e përditshëm të saj, ngase ajo ndër të tjera, është e lidhur edhe me jetën e një njeriu, i cili i dha kuptim asaj, njëherë si shkrimtar e intelektual, e pastaj si prijës politik i popullit të vet, duke u bërë model për gjithë njerëzimin. I përjetshëm kujtimi për prijësin tonë historik!”, tha Osmani./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...