Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesës së ministrave.
Ajo është shprehur se ka pyetje për ministrat Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçla, të cilën nuk ishin pjesë e seancës.
Musliu u shpreh se e konsideron të pakuptimë dhe të padrejtë qëndrimin e mëtutjeshëm në seancë.
“E kam bërë një pyetje për ministrin Xhelal Sveçla me datën 5 qeshor 2023, sot jemi në 1 dhjetor dhe ai nuk vjen të përgjigjet. Vet fakti që unë kam pyetje parlamentare sot për Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçlën dhe as sot nuk janë këtu, nuk e di pse ia vlen ne të rrimë në këtë seancë më”.
“Ose koordinohuni me kabinetin qeveritar që ata të vijnë ta kryejnë obligimin ndaj kuvendit dhe qytetarëve të Kosovës, ose mos i thirrni këto seanca koti. Unë tërhiqem nga kjo seancë, sepse është e pakuptimtë dhe e padrejtë që të rri edhe më tutje në këtë kuvend”./eo
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...