Zjarrfikësit e Kosovës, kanë protestuar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, tha se janë në një situatë shumë të rëndë.
Ai tha se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshje të pranueshme.
“Zjarrfikësit e Kosovës ballafaqohen me një mori çështjesh të padefinuar, pa buxhet të planifikuar dhe pa pajisje personale dhe kolektive. Numër të vogël të zjarrfikëseve që ndikon në punën tonë, mosha mesatare e kështu më radhë. Zjarrfikësit nuk e kanë vendin në protestë, janë themeluar për shpëtimin e jetëve të njeriut dhe në këtë formë nuk e arsyetojnë as themelimin se si është themeluar. Askush nuk merr përgjegjësi për punëdhënësin, për krijimin e kushteve të punës dhe për një trajtim të dijitetshëm. Prandaj kërkesat tona janë këto: Të analizohet çështja e rrezikshmërisë dhe të fillojë kompensimi nga shkurti në mënyrë retroaktivë, pagesat e ndërrimeve zë natës, festave e vikendeve”, tha ai./Arbresh.info/

Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre
Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, Rama krah Trump/ Flam...
Neuer rikthehet nga lëndimi i gatshëm për përballjen me Dort...
Delegacioni i BE-së vizitë në Parlament, diskutohet për zhvi...
Spiropali riafirmon mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë p...
Zgjedhja e presidentit – sa deputetë duhet të jenë në sallë,...