Prokurori Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës, Rexhep Veseli është kanosur nga avokat Nasuf Hasani.
Kështu ka bërë Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) përmes një reagimi për media.
Sipas OAK, Veseli është kanosur përmes një emaili me përmbajtje kërcënuese dhe serioze nga avokati Hasani, raporton Arbresh.info.
“Prokurori Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Rexhep Veseli, me tu paraqitur sot në punë, ka kuptuar se në e-mailin e tij zyrtar ka arritur një e-mail (në ora 01:14 min pas mesnatës) nga avokat Nasuf Hasani, i cili mban pozitën e Kryetarit të Degës Regjionale në Prishtinë, përmes së cilës është kanosur dhe se kjo e-mail ka përmbajtje kërcënuese serioze. Kanosja ka të bëjë me punën dhe detyrat zyrtare të Zyrës së Prokurorit Disiplinor”, thuhet në njoftim.
OAK ka dënuar ashpër kërcënimet dhe kanosjet ndaj Veselit.
“Oda e Avokatëve të Kosovës, dënon ashpër kërcënimet dhe kanosjet e kryetarit të Degës së Prishtinës, në drejtim të Prokurorit Disiplinor dhe se veprime të tilla janë të pa pranueshme e që dëmtojnë prestigjin e avokatit dhe Odës së Avokatëve të Kosovës. Rasti është lajmëruar në Policinë e Kosovës nga Zyra e Prokurorit Disiplinor, andaj Oda e Avokatëve të Kosovës, kërkon nga organet kompetente ta trajtojnë rastin dhe të ndërmarrin të gjitha masat konform ligjit”, thuhet në reagim./Arbresh.info/
Reagimi KËTU
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...
Romero në listën e dëshirave të Realit për merkaton e verës
Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren
Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dh...
Gjiganti i Premier Leagues futet në garë për Sandro Tonalin
Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave p...