Stuhia dimërore që ka përfshirë Ukrainën qendrore dhe jugore i ka marrë jetën dhjetë personave.
Tre të tjerë humbën jetën në në Moldavinë fqinje, ndërsa stuhia e shoqëruar me erëra të forta la pa energji qindra qytete dhe fshatra dhe mbylli autostrada.
Të paktën 19 persona u plagosën në Ukrainë dhe 10 të tjerë në Moldavi. Sinoptikanët thanë se moti i keq do të vijojë në të gjithë Ukrainën shoqëruar edhe me stuhi të mëdha dëbore.
Moti ekstrem goditi pasi dhjetëra mijëra trupa që ndodhen të stacionuar në vijën e parë të frontit mes frikës se Moska mund të sulmojë rrjetin elektrik me sulme ajrore këtë dimër.
Shërbimet e urgjencës thanë se rryma u ndërpre në 882 zona. Trafiku u ndalua në 10 autostrada dhe më shumë se 1500 kamionë u bllokuan. Ndërkaq shkollat u mbyllën si në Ukrainën jugore ashtu edhe në Moldavi.
Në disa zona dëbora arriti në dy metra, ndërsa ekipet e emergjencave u vendosën në zonat e thella për të ndihmuar njerëzit e bllokuar. Kievi qendror dhe rajonet jugore Odesa, Kharkiv dhe Mykolaiv ishin më të goditurat ku mbi 40 mijë familje kanë mbetur pa energji.
Autoritetet në Odesa u kanë kërkuar kërkoi banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe paralajmëruan se furnizimet me ujë do të ndërpriten.
Ndërkaq dëbora ka mbërthyer edhe jugun e Rumanisë ku janë mbyllur shkollat për disa ditë.
Temperaturat kanë rënë në më shumë se – 10 gradë Celsius. Mbi 300 persona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa janë shënuar dhjetëra aksidente rrugore. Dëborë e dendur ka përfshirë edhe në rajonet veriore të Turqisë./Klan News
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...