Sipas mediave izraelite, shefi i Hamasit, Yahya Sinëar, foli me pengjet izraelitë në gjuhën hebraike ndërsa ata mbaheshin në tunelet në Gaza pas rrëmbimit të tyre më 7 tetor.
Sinëar, udhëheqësi i Hamasit në Gaza, foli me pengjet në përpjekje për t’i qetësuar ata, raportoi Channel 12, duke cituar informacione nga një peng i liruar së fundmi.
Takimi u zhvillua në tunel, menjëherë pas sulmit të 7 tetorit, ku Hamasi mori më shumë se 240 pengje.
“Përshëndetje, unë jam Yahya Sinëar. Këtu jeni më të mbrojtur. Asgjë nuk do të ndodhë me ju”, i tha Sinëar grupit të pengjeve.
Një peng që ishte i pranishëm i tregoi incidentin familjes, dhe gjithashtu informoi zyrtarët e sigurisë që konfirmuan historinë.
Sipas një raporti të Haaretz, të gjithë pengjet e pranishëm që dëgjuan Sinëarin, ishin nga Nir Oz.
Sinwar mësoi hebraisht në një burg izraelit, pasi u dënua në vitin 1989 për rrëmbimin dhe vrasjen e dy ushtarëve izraelitë dhe katër palestinezëve që besonte se punonin me Izraelin.
Ai u dënuar katër herë me burgim të përjetshëm, por u lirua në vitin 2011 si pjesë e një marrëveshjeje për kthimin e ushtarit izraelit të kapur Gilad Shalit./abcnews
Rinumërohen 216 vendvotime nga 914 gjithsej
Aksident tragjik në Durrës, makina bie nga Ura e Dajlanit, h...
Bajrami paralajmëron opozitën: Shkuarja në zgjedhje për pres...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë
Diell dhe temperatura me minus, si do të jetë moti sot?
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...