Ngjarjet e ditës së sotme janë këto:
09:30
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë)
10:00
Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë solemne me rastin e Ditës së Flamurit. Fjalë rasti do të mbajnë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Kuvendi Komunal, Prishtinë)
11:00
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, merr pjesë në homazhet për nder të Ditëve të Nëntorit. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan)
12:00
Përurohet shtatorja e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe heroit Smajl Hajdaraj. (Rruga “Nënë Tereza”, Pejë)
12:00
Jepet shfaqja për fëmijë “Libri Shumëngjyrësh”, pjesë e aktiviteteve për shënimin e Ditës së Flamurit. (Teatri “Dodona”, Prishtinë)
12:30
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, merr pjesë në festimet e Ditës së Flamurit në kryeqytet. (Sheshi i Prishtinës)
13:00
Komuna e Vushtrrisë mban Akademinë Qendrore Solemne për shënimin e Ditës së Flamurit. Do të ketë edhe një performancë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Hasan Prishtina”. (Qendra e Kulturës, Vushtrri)
13:00
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Flamurit, mbahet koncert dhe shpaloset flamuri kuqezi. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
16:00
Mbahet ceremonia inauguruese e Palestrës Sportive në Lipjan. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës, Imri Ahmeti. (Rr. “Ismet Asllani”, Lipjan)
16:30
Komuna e Lipjanit mban koncert festiv me rastin e Ditës së Flamurit. (Palestra Sportive, Lipjan)
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...
Crystal Palace triumfon ndaj Shakhtar, fiton edhe Vallecano
Parashikimi i motit për të premten
Trump kërcënon të tërheqë trupat nga Italia dhe Spanja për s...
Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vje...