Ukraina lëshoi sirenat e alarmit për sulme ajrore në të gjithë vendin më 27 nëntor, pasi Rusia i vazhdoi sulmet edhe gjatë natës.
Alarmi u lëshua pasditen e së hënës, pasi Forca Ajrore e Ukrainës raportoi për një kërcënim raketor, për shkak të ngritjes së avionëve luftarakë rusë, Mig-31, nga fusha ajrore në Mozdok, në jug të Kurskut, rreth 55 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Civilëve iu kërkua të qëndronin brenda dhe të strehoheshin gjatë alarmit, i cili ra pasi Rusia e bombardoi gjatë natës infrastrukturën civile dhe vendbanimet në rajonet jugore të Ukrainës, Herson dhe Dnipropetrovsk.
Forcat ruse e goditën qytetin Herson plot 56 herë gjatë 24 orëve të fundit, duke e lënduar një civil, tha guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin, në Telegram.
Në Dnipropetrovsk, Rusia e sulmoi Nikopolin dhe rrethinat e tij, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak./rel
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është pr...
Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?
Konjufca takon kryediplomaten irlandeze, kërkon mbështetje p...
Bes Kallaku publikon foto me të dashurën: Ti ma zbukurove je...
Parashikimi i motit për nesër
Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendi...