Ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, Xhevdet Selimi, i dyshuar për “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm në Prizren.
Selimi ishte shpallur person në kërkim nga Policia e Kosovës para tre ditësh, raporton Arbresh.info.
“Me datën 27.11.2023 hetues policor nga sektori rajonale i hetimeve Prizren përmes rrugëve operacionale dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 fshati Uglar/ Gjilan ndaj të cilit prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë”, njofton policia.
Policia, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...