Komandanti i Ushtrisë Serbe, Milan Mojsilovic ka folur për incidentet e majit dhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Ai ka pyetur se kush mund të garantojë që nuk do të ketë incidente në të ardhmen, derisa “s’ka opsione në kuptimin politik që garantojnë siguri dhe stabilitet“.
Ai është ankuar edhe për numrin e madh të forcave policore të Republikës së Kosovës në pjesën veriore të Republikës së Kosovës duke thënë se Policia e Kosovës ka zënë 24 pozicione.
Gjithashtu Mojsilovic ka thënë se edhe KFOR ka shtuar praninë jo vetëm në Veri por në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
“Aktualisht kemi një numër të tepruar dhe angazhim të tepruar të forcave policore në veri, fjalë për fjalë janë 24 pozita të zëna nga forcat policore të Kosovës, qofshin ato njësi speciale apo intervenuese. Po ashtu, dua të shtoj se KFOR-i ka shtuar praninë e tij jo vetëm në të gjithë territorin, por edhe në veri të Kosovës” ka thënë Mojsiloviq për “Tv Prva”.
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Marok, mbi 400 të arrest...
Gjashtë skuadra me bilanc qind për qind, kjo është tabela pa...
Kryeministrja daneze: Evropa në situatën më të rrezikshme që...
Borë në Pepaj të Rugovës
Hiqen ndërtimet pa leje në Valbonë, Rama: Ndaleni këtë “spor...
Rikthehet interneti, Kabuli shpërthen në festë nga lumturia