Korporata Rugove dhe Ministria e Drejtësisë kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për kampanjën globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Nga Korporata Rugove kanë njoftuar se janë krenarë që kanë ndërmarrë një rol udhëheqës në këtë
“Në kuadër të kësaj kampanje, Korporata ka vendosur të prodhojë gjithsej 500 mijë shishe të cilat mbartin mesazhin motivues “SOT DHE ÇDO DITË TJETËR – MOS HESHT – RAPORTOJE DHUNËN! #thirr192”.
“Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua sot nga Drejtori i Marketingut të Korporatës Rugove, Dëfrim Puka, dhe nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, kjo është thirrje për të gjithë për t’u bërë pjesë në ndryshimin e shoqërisë duke ndalur heshtjen ndaj dhunës./Arbresh.info

Moti sot me diell në Kosovë
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane