Politikani serb, Nemanja Sarovic ka publikuar një video, ku shihet duke i hequr targat KM nga një veturë.
Sarovic, i cili i përket partisë radikale serbe të ekstremit të djathtë.
Politikani serb në video dëgjohet duke thënë se këto tabela, nuk e ka obliguar Thaçi, Haradinaj e as Kurti t’i heqë, mirëpo e ka obliguar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan Arbresh.info.
“Ja ku është, pas një lufte çerek shekulli, luftë dhe zhytje për një gurë në mes lumit Ibër. Gazlotsjellës lëndime, tubime, protesta, e deri tek jetërat e njerëzve . Sot, unë jam përuluri, ndrydhur dhe i tradhtuar t’i ndërroi këto tabela. Dorëzohem në njërën prej simboleve të fundit të Republikës së Serbisë, të këtyre tabelave që po i shihni. Këto tabela nuk mi ka hequr as Thaçi, e as Haradinaj, as Kurti. Këto tabela personalisht mi ka hequr presidenti i shtetit të Serbisë edhe nëse i marrim është sinonim për tërheqjen e serbëve, Vuk Branokviç. Atëherë unë do ta parafrazoj Lubu Moljca, të vdekurin Vuk Brankoviq, i cili tha: “Vuk Branvoci, Aleksandër Vuqic nuk mund ta heq as shoqëruesi tjetër e kjo është e gjitha.”
View this post on Instagram
Deri më tani, Polica e Kosovës, ka bërë të ditur se nga 1 nëntori e deri më tash nga tabelat e vjetra KM, PR, GL, etj janë regjistruar 2512 sosh. /Arbresh.info.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A