Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme dhe Migrim, Ylva Johansson, do t’i përgjigjet me shkrim qeverisë së Kosovës, lidhur me kritikat, rreth propozimit që në procesin e liberalizimit të vizave të përfshihen edhe serbët e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar Anitta Hipper zëdhënëse e Komisionit Evropian, duke paralajmëruar se po punohet në përpilimin e përgjigjes.
Propozimi i Komisionit Evropian i javës së kaluar ka për qëllim që në liberalizim të përfshihen edhe për bartësit e pasaportave të Republikës së Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës. Ata deri më tani kanë qenë të përjashtuar nga procesi I liberalizimit si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.
“Komisioni ka miratuar më 16 nëntor një propozim me qëllim që të sigurojë që të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të mbulohen nga një regjim pa viza kur udhëtojnë në Bashkimin Evropian. Komisioni mirëpret miratimin e këtij propozimi nga ana e bashkëligjvënëseve”, ka thënë Anitta Hipper, zëdhënëse e KE.
Qeveria e Kosovës ka shprehur shqetësim lidhur me këtë propozim dhe ka kërkuar nga institucionet evropiane që të rishqyrtojnë këtë propozim.
Për këtë propozim duhet të respektohen të gjitha procedurat që vlejnë për liberalizimin e vizave, përfshirë këtu edhe miratimin nga ana e dy institucioneve: Këshillit dhe Parlamentit Evropian. Edhe nëse kalon ky propozim i Komisionit Evropian, procedura merr kohë dhe serbët e Kosovës me pasaporta serbe nuk do e gëzojnë lirinë e lëvizjes filluar nga 1 janari, ashtu siç do ndodhë me mbajtësit e pasaportave biometrike kosovare./rtk
Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi
Të pandehurit deklarohen të pafajshëm, Prokuroria paralajmër...
Me pranga në duar dhe siguri maksimale, sillen para drejtësi...
Vendimi për ligjin ushtarak, ish-presidenti i Koresë së Jugu...
Sot ditëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qem...
Policia e Kosovës me aksion, identifikon mbi 300 automjete t...