Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë do të mbaj mot i vranët dhe me diell.
Temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.
“Mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihet që në shumë territore të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius”, njofton IHMK.
Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Edhe kjo javë që po e lëmë ishte e begatshme sa i përketë reshjeve. Sasitë më të larta të reshjeve si zakonisht ishin në Junik 81mm, ndërsa më të ulëta në Gjakovë 15mm.
Rrafshi i Kosovës regjistroi 33 mm në lindje, deri 63mm në jug-juglindje, ndërsa sa i përketë sasisë totale të reshjeve nga 1 nëntori, deri më tani janë regjistruar rreth 100mm po thuaj në gjithë territorin, duke përjashtuar Pejën me 55mm dhe Gjakovën me 56mm./Arbresh.info/
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...