Jose Maria Gutierrez Hernandez, i njohur nga të gjithë si Guti, ka folur rreth trajnerit të ardhshëm të Real Madrid.
Carlo Ancelotti do të largohet nga pankina e “Los Blancos” në fundin e sezonit. Italiani do të emërohet tekniku i kombëtares së Brazilit.
Ish-mesfushori i avancuar i Realit, dëshiron të shohë Zinedine Zidane sërish në stolin e Merengues, teksa thekson se është kundër rikthimit të Jose Mourinhos.
“Unë do të doja ta shihja Zidane përsëri te Reali, nuk e kuptoj pse ai nuk duhet të kthehet për herë të tretë”, tha fillimisht Guti.
“Mourinho? Jo, ai nuk ka profilin e duhur. Kur shihja duke luajtur Realin e tij, kishte raste kur mërzitesha. Më vjen keq, por është e vërtetë”, u shpreh 47-vjeçari për El Chiringuito.
Guti luajti 14 vite me Realin e Madridit (1996-2010), skuadër me të cilën fitoi 15 trofe në total. Mes tyre edhe Champions League ./ss
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...