Kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Edison Ukaj ka përfunduar me sukses shkollimin e tij në akademinë ushtarake të ushtrisë gjermane.
Në një ceremoni të organizuar në ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, zyrtarët e lartë të Bundesëehr i dorëzuan diplomën kadet Ukaj, i cili nga sot do të shërbejë në radhët e oficerëve të Ushtrisë së Kosovës.
Nga një fjalë rasti zv. ambasadorja Valëza Oruqi dhe atasheu i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani, Nënkolonel Besim Gashi, falënderuan Republikën Federale të Gjermanisë dhe ministrinë e mbrojtjes Gjermane dhe Bundesëehr për kontributin në përgatitjen e kuadrove profesionale ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës./Arbresh.info/



Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026