Pas dhunës së ushtruar në “Maracana” mes tifozëve të Brazilit dhe Argjentinës gjatë ndeshjes së mbrëmshme, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka postuar një histori në profilin e tij në Instagram duke dënuar dhunën e shaqur në stadiumin Maracana:
“Nuk ka absolutisht vend për dhunë në futboll, brenda ose jashtë fushës. Ngjarje të tilla, si ato që ndodhën gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës midis Brazilit dhe Argjentinës në stadiumin “Maracana”, nuk kanë vend në sportin tonë apo në shoqërinë tonë.
Pa përjashtim, të gjithë lojtarët, tifozët, stafi dhe zyrtarët e ndeshjes duhet të jenë të sigurt për të luajtur dhe shijuar futbollin dhe u bëj thirrje autoriteteve përkatëse të sigurojnë që kjo të respektohet në të gjitha nivelet”.
Sfida, historikisht shumë e nxehtë, fatkeqësisht u konfirmua si e tillë për shkak të përplasjeve mes dy grupeve të tifozëve dhe agjentëve të sigurimit dhe ultrasve argjentinas, ndaj dhe ndeshja nisi gati gjysmë ore me vonesë. Në një stadium me afro 70 mijë spektatorë, dhuna shpërtheu në momentin e himneve kombëtare: fishkëllima nga vendasit drejt mysafirëve dhe sherr të pashmangshëm mes tifozëve./ss
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...