Kosova mbrëmë humbi me rezultat 1-0 ndaj Bjellorusisë, në kuadër të ndeshjes së fundit në kuadër të kampanjës kualifikuese për “Euro 2024”.
Me këtë humbje Kosova përfundoi e pesta në tabelën e grupit I, kualifikues, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes Qëndrim Zyba shprehi keqardhje për mos kualifikim dhe foli rreth ndeshjes.
“Më vjen keq për tifozët dhe shtetin e Kosovës se meritojmë më shumë, e kemi pasur ëndërr të kualifikoheshim. Por, nuk ecën gjithmonë, kishim shanse por nuk konkretizuam. Pësuam nga hiçi dhe kundërshtari më pas u tërhoq mbrapa, ishte e vështirë”, ka thënë fillimisht Zyba.
Ai eksperiencën në kombëtare nuk e përshkruan dot me fjalë dhe thotë se ditët e mira do të vijnë shpejt.
“Është një ndjenjë që nuk e përshkruaj dot, të jem këtu dhe të përfaqësoj shtetin tim. Mund të japim edhe më shumë, por duhet kohë që të njihemi me njëri-tjetrin. Do të vijnë shpejt ditët e mira sepse kemi cilësi”.
Ai la hapur mundësin e një transferimi jashtë Kosovës në janar.
“Kombëtarja është një shtysë për të bërë një hap më të madh në karrierë, pse jo edhe në merkaton e janarit”, përfundoi Zyba.
Zyba është një nga lojtarët që ka përformuar më së miri në këto tre ndeshje të muajit nëntor që Kosova i luajti ndaj Izraelit, Zvicrës dhe Bjellorusisë./Arbresh.info/
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...
Tahiri: Një pajtim mes pozitës dhe opozitës për presidentin,...
Nis vaksinimi BCG për parandalimin e tuberkulozit te të pors...