Franca ka kërkuar përparim konkret në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit të dakorduar në Ohër.
Franca kërkon që hapat konkret të shihen para takimit të radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“Gjatë këtyre takimeve, René Troccaz nënvizoi angazhimin e Francës ndaj zgjerimit të BE-së në rajon dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Franca dëshiron të shohë përparim konkret në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit/Ohrit përpara takimeve të ardhshme politike të nivelit të lartë në Bruksel”, thuhet në një komunikatë të Ambasadës së Francës në Kosovë.
Rene Troccaz është emëruar emisar i Francës për Ballkanin Perëndimor, ndërsa ai ka zhvilluar një vizitë në Kosovë të hënën, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi./rtk/
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...