Me mbi 350 mijë objekte pa leje, arritja e një rregulli urbanistik në Kosovë e veçanërisht në Prishtinë, duket e vështirë.
Procesi i legalizimit po zhvillohet me hapa të ngadaltë, për shkak të stërzgjatjes së trajtimit të ndërtimeve pa leje, por edhe për mungesë të interesimit të vetë qytetarëve.
Shtëpi, objekte biznesi e banesa kolektive shumëkatëshe qëndrojnë të ngjeshura nëpër lagjet e Prishtinës. Shumë prej këtyre ndërtesave e kanë një të përbashkët: Janë ndërtuar pa leje!
Kryeqyteti i Kosovës, sipas të dhënave zyrtare, i ka mbi 40 mijë objekte pa leje. E gjithë Kosova – mbi 350 mijë.
Sipas të dhënave të Komunës së Prishtinës, që nga viti 2019 deri më tani, janë bërë mbi 6 mijë aplikime për legalizim.
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...