Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në Viti kanë parandaluar një raste të kontrabandimit me mallra.
Në njoftim thuhet se dje Policia ka vërejtur një veturë të dyshuar pa targa që po lëvizte në rrugën Kabash-Smirë të Vitisë, përcjell Arbresh.info.
Shoferi ka tentuar të ikë, përkundër urdhrave të policisë për tu ndalur dhe i njëjti gjatë tentimit për tu larguar ka shkaktuar aksident me njërën nga veturat zyrtare të Policisë së Kosovës.
Të dyshuarit me inicialet M.M. gjatë kontrollimit të mjetit që e drejtonte i janë gjetur mallra të ngarkuara në vlerë tregu mbi 25.000 euro, mallra të cilat dyshohet se janë kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, e që janë si në vijim:
poça elektrikë – 7100 copë,
rrush i terur rreth 300 kg,
arra të qëruara rreth 1040 kg,
arra indiane rreth 200 kg,
tekstil jakne 158 copë,
çanta krahu për femra 55 copë,
jelek-mont 25 copë,
çorape 6 palë dhe
1 palë këpucë për femra.
“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa malli dhe automjeti i përfshirë në rast dërgohen në terminalin doganor Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...