Kryeministri hungarez, Viktor Orban theksoi se Ukraina është “vite dritë” larg anëtarësimit në B E. Duke folur në kongresin e partisë Fidesz, Orban tha se qeveria e tij do të kundërshtojnë bisedimet brenda BE-së në mes të dhjetorit nëse Kievi duhet të nisë zyrtarisht negociatat për t’u bashkuar me bllokun evropian.
Pranimi i një vendi të ri në BE kërkon pëlqimin e të gjithë anëtarëve të Unionit dhe Orban mund të vërë veton ndaj tij, raportoi AP. Orban u rizgjodh në krye të Fidesz-it për herë të 11-të që nga viti 2003 në kongresin e partisë në Budapest të shtunën. Ai tha se një nga prioritetet e qeverisë së tij të re do të jetë ndalimi i rrugës së Ukrainës drejt BE-së.
“Detyra jonë është të korrigjojmë premtimin e gabuar, se negociatat me Ukrainën do të fillojnë, sepse Kievi tani është vite dritë larg BE-së”, tha Orban. Komisioni Evropian në fillim të këtij muaji propozoi fillimin e bisedimeve të pranimit me Ukrainën, duke thënë se qeveria në Kiev “ka demonstruar një nivel të jashtëzakonshëm fuqie institucionale, vendosmëri dhe aftësi për të funksionuar”./abcnews.al
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...
PDK demanton raportimet se i është ofruar posti i Presidenti...
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...