Kombëtarja e Zvicrës siguroi mbrëmë kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, pas barazimit me rezultat 1-1 ndaj Kosovës.
“Helvetikëve” u mjaftoi një pikë për të ‘prerë’ biletën për në Gjermani, teksa tani në xhiron e fundit mund të synojnë pozitën e parë në Grupin I, pasi do të takohen me liderët e grupit, Rumaninë.
Mesfushori nga Kosova luajti për 90 minuta mbrëmë. Nga lexuesit e “Blick”, ai u zgjodh si lojtari me paraqitjen më të dobët në fushë.
“Xhaka ishte njeriu i 12-të për kosovarët”, shkroi lexuesja Hanni Bernasconi. “Të paktën dy herë ai thjesht qëndroi në vend dhe i dha mundësi kundërshtarit, një paraqitje shumë e dobët”, shkruan telegrafi
Ajo nuk ishte e vetmja që ndante këtë mendim pasi që edhe shumë tifozë tjerë zviceran mendonin njësoj.
Mediumi zviceran zbuloi se 41% e zgjodhën Xhakën si lojtarin më të dobët në takimin e së shtunës.
Ruben Vargas, autori i golit të vetëm për Zvicrën, u zgjodh si lojtari më i mirë nga tifozët, me 59% të votuesve pro tij.
Kujtojmë se Xhaka këtë sezon është duke shkëlqyer në Gjermani tek Bayer Leverkuseni nën urdhrat e Xabi Alonsos, duke qenë një ndër lojtarët kyç të “Aspirinave” në rrugëtimin e tyre drejt titullit kampion në Bundesliga, teksa momentalisht janë lider të tabelës.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...