Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka përkujtuar Diturije Deliun, të mbijetuarën e vetme të masakrës së 26 shtatorit 1998.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se forcat serbe ia masakruan Diturisë 22 anëtar të familjes, shkruan Arbresh.info.
Ajo atë botë ishte gjashtë javësh kur u gjet e gjallë nën trupin e nënës së saj, Lumnijes.
Ndërsa, ndërroi jetë me 19 nëntor rrugës për në Spitalin ushtarak të UÇK-së.
Postimi i plotë:
Diturije Deliu do të festonte sivjet ditëlindjen e 25-të.
Ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës së 26 shtatorit 1998. I kishte gjashtë javë. Forcat e armatosura serbe ia masakruan 22 anëtarë të familjes.
Ajo u gjetë e gjallë. Fshehur nën trupin e nënës Lumnije. Nënës mburojë.
E mbijetuara e masakrës në Abri të Epërme nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor, rrugës për në fshatin Tërdec, gjersa gjyshi i saj, Bajram
Fejza dhe halla e saj, Bedrie Deliu Fejza, po e dërgonin për në spitalin ushatarak të UÇK-së.
I kishte vetëm 95 ditë.
Diturija është foshnja që fle. Përjetësisht. Kështu është përjetësuar në pllakën përkujtimore.
I përjetshëm është kujtimi për të.
Të paharruara e të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...