
German Chancellor Olaf Scholz speaks during a state visit to Yad Vashem World Holocaust Remembrance Center in Jerusalem, March 2, 2022. REUTERS/Ronen Zvulun
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të ndërmarrë hapin e parë drejt një zgjidhjeje paqësore në konfliktin në Ukrainë.
“Ai duhet të tërheqë trupat”, tha Scholz gjatë një vizite në Nuthetal të Gjermanisë më 18 nëntor.
Megjithatë, në pyetjen nëse negociatat e paqes janë të mundura, kancelari gjerman tha se aktualisht nuk ka asnjë sinjal që Putin synon të tërheqë trupat.
Putin nuk duhet të ketë sukses në qëllimin e tij që të përdorë trupat për të aneksuar pjesët e Ukrainës fqinje, tha Scholz.
Kancelari gjerman përsëriti se Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën që të mbrohet kundër pushtimit rus për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Këto deklarata të bëra nga Scholz vijnë në ditën kur ushtria ukrainase njoftoi për sulme masive ruse me dronë në jug dhe veri të Ukrainës, që shënjestruan infrastrukturën e energjisë.
Rusia – që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurtin e vitit 2022 – dimrin e vitit të kaluar shënjestroi infrastrukturën energjetike, duke lënë miliona ukrainas pa rrymë dhe ngrohje për periudha të gjata kohore./rel
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...
Edi Rama e nis ditën me një foto simbolike me flamurin e Shq...
Orteku në Kaliforni, 10 skiatorë të zhdukur dhe gjashtë të t...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia