Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15 në rrugën “Wesly Clarck”, në Pejë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se tashmë i ndjeri është rreth moshës 55 vjeçare, ndërkaq ekipet policore të hetuesisë janë në vendngjarje për ekzaminim të rrethanave.
“Personi është gjetur në perimetrin e shtëpisë. Mendohet të jetë i moshës rreth 55 vjeçare. Vdekja është konstatuar nga emergjenca e qytetit ndërsa ekipet policore të hetuesisë ndodhen në vendngjarje për ekzaminim të rrethanave dhe fakteve”, tha Gashi.
Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Ma...
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...