Dibër, shiu i lë vendin borës

11:35 | 18 Nëntor 2023
K.B

Reshjet e shumta të shiut janë ndërprerë dhe në orët e para të mëngjesit janë rikthyer reshjet e dëborës në Dibër.

Reshjet e borës kanë rënë deri në lartësinë 1mijë metra mbi nivelin e detit.

Nuk raportohen probleme në akset rrugore pasi reshjet e borës nuk kanë prekur. Në Qafën e Murrizit nuk ka reshje bore.

Reshje bore janë raportuar edhe në juglindje të vendit./tvklan.al