Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka shkruajtur pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Me anë të një postimi në “X”, Lajçak thotë se gjatë këtij takimi është biseduar për hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt normalizimit, shkruan Arbresh.info.
“Me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviqin diskutova rrugën përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt normalizimit”, shkroi emisari Lajçak.
Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq gjatë këtij takimi tha se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog dhe të respektojë gjithçka që ka nënshkruar dhe që është pajtuar.
Vizita e Lajçakut në Beograd dhe ajo e para disa ditëve në Prishtinë i paraprijnë takimit të së enjtes në mes dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq./Arbresh.info/
After my visit to Kosovo, I also travelled to Belgrade to prepare for this week’s meeting of Chief negotiators. With @predsednikrs and @PetkovicPetar I discussed the way forward in the Dialogue and necessary next steps to implement the Agreement on the Path to Normalisation. pic.twitter.com/yN3m3bg4dL
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 14, 2023
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren