Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për dialogun me Serbinë.
“Sot nuk jemi në atë marrëdhënie të mirë edhe pse ky vit ka filluar mjaft mirë. Më 27 shkurt në Bruksel në Bruksel ne kemi arritur Marrëveshjen bazike për njohjen ‘de facto’, bazuar në modelin e dy Gjermanive të vitit 1972. Për këtë jemi pajtuar me Serbinë. Ne kemi shtuar Aneksin në Ohër, por atëherë Serbia refuzoi ta nënshkruaj atë”, tha ai.
Tutje, kryeministri Kurti foli për sulmin terrorist më 24 shtator.
Ai tha se duhet të ketë presion ndaj Beogradit për të nënshkruar Marrëveshjen, për të cilën janë pajtuar dy vendet. “Nënshkrimi i njohjes ‘de facto’ i dyanshëm është hapi i parë dhe i rëndësishëm drejt normalizimit”, tha Kurti./rtk
Sindikata e Policisë: Lajmërimet e rreme ndaj zyrtarëve poli...
Politikanët norvegjezë: T’i japësh Trumpit medaljen e Çmimit...
Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”
Përfundon rinumërimi në Kaçanik – deri në 100 vota dallim pë...
Apple paralajmëron: iPhone-t janë nën sulm nga hakerë “të so...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 17-vjeçari...