Tre persona janë arrestuar në flagrancë në fshatin Gocaj të Lezhës, teksa po transportonin drejt Tiranës tre thasë me kanabis.
Ata u ndaluan për kontroll nga policia teksa po udhëtonin. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën tre thasë më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 40 kilogramë e 200 gramë.
Në pranga ranë E. M., 32 vjeç, D. S., 36 vjeç dhe A. D., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë të cilët akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shkruan Top Channel.
Dyshohet se lënda narkotike që u gjet në automjetin e marrë me qira nga shtetasi E. M., po transportohej në drejtim të Tiranës, me qëllim shitjen në doza.
Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe katër celularë.
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...