Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nga Vjena ka bërë të ditur se në kuadër të shënimit të javës së kodimit do të zhvillohen qindra aktivitete të cilat përfshijnë kurse të kodimit, projekte, prezantime.
Kryeministri tha se bashkë me partnerët SHPIK dhe Code.org do mundësohet realizimi i Orës së Kodimit, shkruan Arbresh.info.
“Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve që do të jenë pjesë e kësaj nisme përgjatë kësaj jave, ju uroj kodim të suksesshëm. Mezi pres të kthehem nga Vjena që t’ju vizitoj e përgëzoj nga afër”, tha ndër tjera Kurti.
Postimi i plotë:
Kosova pjesë e nismës globale të kodimit.Sot po fillon java e kodimit në mbi 250 shkolla vullnetare. Do të zhvillohen qindra aktivitete që përfshijnë kurse të kodimit, projekte, prezantime e sesione informuese rreth kodimit, inteligjencës artificiale e shkencave kompjuterike. Partnerët SHPIK dhe Code.org, bashkë me shkollat dhe qendrat e trajnimeve, do të mundësojnë realizimin e Orës së Kodimit. Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve që do të jenë pjesë e kësaj nisme përgjatë kësaj jave, ju uroj kodim të suksesshëm. Mezi pres të kthehem nga Vjena që t’ju vizitoj e përgëzoj nga afër./Arbresh.info/
UEFA sqaron pse nuk u dha penallti në rastin e Ezes
Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së
Begaj në 75-vjetorin e Aviacionit Ushtarak: Nga transformimi...
Thellohen përplasjet mes SHBA-së dhe Gjermanisë
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë