Shefi i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volker Turk, ka bërë thirrje të premten për hetime rreth atyre që i ka quajtur “armë shpërthyese me ndikim të madh”, në Gazë.
Sipas tij, sulmet me këto armë janë duke shkaktuar shkatërrim pa dallim në këtë enklavë të rrethuar palestineze, shkruan Reuters.
Turk ka thënë se Izraeli duhet t’i japë fund përdorimit të këtyre armëve në Gazë, shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve.
Rreth gjysma e tyre janë shpërngulur prej veriut në jug të Gazës, pas nisjes së luftës Izrael-Hamas, të nxitur prej sulmeve të Hamasit – grup i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – në tokën izraelite, duke i lënë mbi 1.400 njerëz të vrarë.
Megjithatë, Turk nuk e ka specifikuar se cilave armë u është referuar./abcnews.al
9.5 milionë euro rrymë u importua për 16 ditë, KESCO: Konsum...
Spitali njofton për gjendjen e të miturit që u godit nga vet...
Mitrovicë: Një 13-vjeçar goditet nga një veturë
Dy dronë mbi vijën kufitare në Kamenicë, njohësit e sigurisë...
Hesape të paqëruara me Dritën, lajmërohet Avdyli i Celjes
Një e moshuar humbi jetën në Vushtrri si pasojë e një zjarri...