Hovenier: S’ka autonomi, po komentojnë ata që s’e kanë parë draft-statutin e Asociacionit

10:52 | 9 Nëntor 2023
A Z

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeffrey Hovenier, tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se ky draft-statut nuk ngërthen në vete një autonomi apo kompetenca ekzekutive.

“Së pari jam abuzuar nga numri i njerëzve që po e interpretojnë draft-statutin që nuk e kanë parë. Ky është një trik shumë mbresëlënës. Në fund të ditës ata që nuk e kanë parë, nuk kanë shumë bazë për të folur rreth tij”, ka thënë Hovenier.

“ShBA-ja beson fuqishëm që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të ketë ndonjë autoritet ekzekutiv. Unë nuk e shoh se si keni një autonomi në këto rrethana. Ne besojmë se ky draft-statut është në përputhje me këto kritere që unë i përmenda”, ka shtuar ambasadori amerikan.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale