Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për të vërtetën, të drejtën për të ditur dhe drejtësinë, si dhe për ballafaqimin me të shkuarën si kusht për një të ardhme të ndritur.
“Ai ritheksoi angazhimin e vazhdueshëm institucional për adresimin e të gjitha krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Atdhe Hetemi është ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Ai ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Gentit në Belgjikë, me fokus në historinë politike të Ballkanit Perëndimor. Ka më shumë se pesëmbëdhjetë vjet përvojë profesionale, të përqendruar kryesisht në punë hulumtuese dhe hartim të politikave”, thuhet në njoftim/Arbresh.info/
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...