Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka konfirmuar raportimin e portalit “Arbresh.info” se kryetari i këtij subjekti politik është marrë në mbrojtje nga Policia e Kosovës.
“ Po, lajmi është i vërtetë! Për të gjitha informacionet e tjera, ju lutem kontaktone Policinë e Kosovës”, ka thënë ajo.
Ndryshe, nën mbrojtjen e Policisë është marrë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.
Sipas zëdhënësit të kësaj partie, Valmir Klaiqi, kreut të PDK-së i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë me rekomandimin e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së.
“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Spiropali uron Kurtin dhe Haxhiun: Mbështetje për Kosovën në...
Kamberi uron Kurtin: Besoj që Qeveria e re do ta vendosë çës...
Intonohet himni i Republikës së Kosovës, Lista Serbe lëshon ...
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...