Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier është takuar me drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur.
Përmes një postimi në “X”, Hovenier bëri thirrje që zyrtarët që të kapërcejnë dallimet dhe të punojnë për të zgjidhur rastet, shkruan Arbresh.info.
Tutje ai tha se kanë kaluar shumë vite dhe ka pak përgjigje për familjet e të zhdukurve.
“Jam i nderuar të takohem sot me drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur dhe të dëgjoj për punën e tyre të rëndësishme. Ne përsërisim thirrjen tonë për zyrtarët që të kapërcejnë dallimet dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet. Kanë kaluar shumë vite me shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve.”, ka shkruar Hovenier./Arbresh.info/
Honored to meet with the heads of the Missing Persons Resource Center today and hear about their important work. We repeat our call for officials to overcome differences and work together to resolve cases. Too many years have gone by with too few answers for families of the… pic.twitter.com/DHXnx2K0tQ
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 6, 2023
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash