Inter ka arritur të fitojë sfidën derbi ndaj Atalantës, rezultat 2-1, në një udhëtim të vështirë në Bergamo.
Gjatë ndeshjes në minutën e 33-të, mbrojtësi francez Benjamin Pavard pësoi një lëndim, shkruan Arbresh.info.
Ky lëndim do ti marrë mjaftë kohë për tu rikuperuar, Pavardit.
Ai pritet të mos kthehet në fushë gjatë vitit 2023.
Klubi i Interit ka bërë me dije se mungesa e mbrojtësit francez pritet të jetë rreth dy muaj.
“Benjamin Pavard iu nënshtrua vlerësimit klinik dhe të gjitha testeve të nevojshme mjekësore këtë mëngjes në Institutin Humanitas në Rozzano. Testet konfirmuan dëmtimin në gjurin e tij të majtë”, shkruhet në njoftim.
“Mbrojtësi francez do të duhet të mbajë mbajtëse funksionale për tre ose katër javë, para se të fillojë stërvitjen i diferencuar dhe e gjitha si periudhë pritet të zgjasë rreth dy muaj”, ka njoftuar klubi zikaltër.
Padyshim Interi do të vërej mungesën e mbrojtësit të djathtë pasi është një nga figurat kryesore të mbrojtjes zikaltër./Arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...