Drita ka pësuar humbjen e dytë radhazi dhe tani ka tre ndeshje pa fitore në Albi Mall Superligë.
Gjilanasit janë mposhtur në udhëtim te Dukagjini i Klinës me rezultat minimal 1-0.
Trajneri i Dritës, Akis Vavalis ka thënë pas ndeshjes se pjesa e parë ishte më e mirë, derisa në të dytën nuk luajtën mirë shkaku edhe i fushës.
Tekniku grek tha se problemi më i madh i skuadrës së tij është psikologjik.
“Në pjesën e parë ishim më mirë. Kemi lëvizur topin. Është vështirë në këtë fushë. Është ndeshja e dytë që nuk shënojmë. Krijojmë por nuk shënojmë”.
“Ndaj Ballkanit kishim 6-7 raste, sot i kishim 5-6 raste. Ne po krijojmë dhe nuk po shënojmë. Duhet ta ndryshojmë këtë. Problemi më i madh është psikologjik. Kur të fillojmë të shënojmë do të jetë ndryshe”, ka thënë Vavalis. /Telegrafi/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026