Interesi i Serie A vazhdon të rritet për sulmuesin e Feyenoord dhe Meksikës, Santiago Gimenez, pasi Interi është klubi i fundit që ka bërë një qasje për të.
Qendërsulmuesi 22-vjeçar tashmë pati mjaft ndikim sezonin e kaluar, por ka qenë edhe më mbresëlënës deri më tani këtë sezon me 15 gola në 12 ndeshje.
Kjo përfshin edhe dy gola në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve kundër Lazios dhe ai do të jetë në tokën italiane javën e ardhshme për ndeshjen e kthimit ndaj kryeqytetasve.
Gimenez tashmë ka tërhequr interes nga klubet e mëdha si Napoli, Milan dhe Juventus në Serie A, por tani edhe Interi po e shikon atë për të ardhmen.
#Gimenez, anche l’#Inter si informa: il prezzo fissato dal #Feyenoord #calciomercato https://t.co/zW6Guse5Q7 pic.twitter.com/RyWFXj9JCR
— calciomercato.com (@cmdotcom) November 2, 2023
Marko Arnautovic dhe Alexis Sanchez janë të dy 34 vjeç dhe u futën gjatë verës si opsione afatshkurtra në sulm.
Argjentinasi do të jetë i vështirë për t’u marrë me një mori klubesh që e ndjekin atë, dhe kontrata deri në qershor 2027 e sheh tarifën e tij të transferimit të rritet në 50 milionë euro.
I lindur në Argjentinë dhe i rritur në Meksikë, Gimenez u transferua nga Cruz Azul te Feyenoord në korrik 2022 për vetëm 6 milionë euro.
Lojtari pëlqehet shumë edhe nga Barcelona, e cila e sheh si pasues të Robert Leëandoësit, ndërsa lojtari tashmë po krahasohet me legjendën Luis Suarez. /Telegrafi/
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...