Mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi. (Hagë, ora 09:30 – 11:00)
Mbahet konferenca parlamentare ndërkombëtare “E ardhmja e transportit”, organizuar nga Komisioni parlamentar për Mjedis. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 9:30-17:30)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, konstituon Komisionin. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe ligj. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)
Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Dega e Gjuhësisë e Institutit Albanologjik promovon librin “Komunikimi më i ri në sociologjinë politike”, i autorit Faton Murseli nga Universiteti i Tetovës. (Instituti Albanologjik- Prishtinë, rruga “Eqrem Çabej”, ora 11:00)
Mbahet takimi i radhës i Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” Gjakovë, ora 11:00)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis. (Kabineti i kryetarit, ora 11:30, pamje në fillim të takimit)
Protestë para Prokurorisë Speciale në Prishtinë me rastin e 7-vjetorit të vrasjes së Astrit Deharit. (Ora 12:00)
Prezantohet hulumtimi i kryer nga Rrjeti Ballkanik Hulumtues (BIRN Serbia) dhe Internews Kosova (IKS): Raportimi i mediave mbi marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës: konflikt apo bashkëpunim, i ndjekur nga një panel diskutimi “Në mes narrativave konfrontuese: sfidat në raportimin nga Kosova”. (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 13:00-14:30)
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtoren e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale, Adelinë Sahiti, do të përurojnë objektin e “Shoqatës Qendrore të personave të shurdhër” të rinovuar. (Rruga “Nazim Gafurri”, rrugës për Gërmi, Prishtinë, ora 13:30)
Mbahet edicioni i 11-të i Festivalit ndërkombëtar të kitarës. (Pallati i Rinisë, Salla e Atelies, Filarmonia e Kosovës, ora 20:00)
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...