Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka bërë të ditur se është arrestuar sot një person me rrezikshmëri të lartë në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje.
Balla theksoi se ka ende shumë person në kërkim për vrasje të vjetra, që nuk mund të harrohen nëse sipas tij, autorët nuk përballen me drejtësinë, shkruan Arbresh.info.
Tutje, Balla ka përgëzuar Forcat Operacionale e Drejtorisë së Policisë në Tiran.
“Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim për vrasje, u ndalua sot nga Forca Operacionale e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Nuk duhet të harrojmë se kemi ende shumë persona në kërkim, ngjarje të rënda pa autor, e vrasje të vjetra që nuk mund të harrohen nëse autorët nuk përballen me drejtësinë. Përgëzime për sot”, ka shkruar Balla./Arbresh.info
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...