Në një intervistë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka folur edhe për sulmin në Banjskë duke thënë se autorët e sulmit duhet të japin përgjegjësi të plotë në përputhje me sundimin e ligjit.
Ai tutje tha që ajo që ndodhi në Banjskë ishte e tmerrshme.
“Qeveria amerikane po përfundon vlerësimin e saj të përgjegjësisë. Ende nuk e kemi përfunduar. Por do të përsëris atë që kemi thënë më parë, ata që janë përgjegjës për këtë vepër kriminale, për vrasjen e një polici, për kërcënim të sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi. Dhe do të punojmë me partnerët tanë kosovarë dhe të tjerët për të siguruar që kjo të ndodhë”, tha Ambasadori Hovenier raporton kanal10.
I pyetur se a duhet të ekstradohet Milan Radojiçiqi në Kosovë, Ambasadori Hovenier citoj atë që kolegu i tij Robert Wood kishte thënë në Këshillin e Sigurimit gjatë takimit të fundit të Këshillit të Sigurimit për këtë.
“Ky është qëndrimi i Qeverisë së SHBA-së, nuk ka ndryshuar: Autorët e sulmit duhet të japin përgjegjësi të plotë në përputhje me sundimin e ligjit. Kjo përfshin përgjegjësinë e Serbisë për të hetuar, arrestuar, ekstraduar apo ndjekur penalisht çfarëdo të dyshuari që mund të ketë ikur në Serbi. Ky mbetet qëndrimi i qeverisë sime”, tha Ambasadori.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku