Mbrëmë u mbajt ceremonia e nisjes së Festivalit të Këngës në Radio Televizionin e Kosovës.
18 garuesit e edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK, i vunë flakën skenës me interpretimin live.
Këta janë artistët pjesëmarrës:
Agron Hajdari – InorgA do të prezantohet me këngën e kompozuar dhe shkruar nga vet ai, “Shumë herë më nervozojnë”.
Albin Nikprelaj vjen me “Ajo”, kompozimin e së cilës e ka realizuar Enis Mullaj ndërkaq teksti është shkruar nga Eriona Rushiti.
Albana Zahiti do të prezantohet me “Dukat”, e cila e ka kompozuar dhe shkruar vet tekstin.
La Fazani me “Oj Kosovë” do të merr pjesë në këtë ngjarje, teksa pjesa muzikore dhe tekstuale është nën autorësinë e tij.
Arjela Krasniqi me “Emri grua” garon në edicionin e parë, këngë kjo e kompozuar dhe shkruar nga Gjergj Jorgaqi.
Këngën “Çmimi i dashnisë” me kompozitor dhe tekstshkrues Korab Shaqirin, do ta interpretoj konkurruesi tjetër Auron Deva.
Vjosa Shehu paraqitet me këngën “Vetes”, e cila është me produksion nga Lorenzo Kobina.
Angus Dei me “Një zemër për dy” do të ngjitet në skenë për t’i dhënë zë këngës së kompozuar nga Roza Losha.
Ermal Demiri është garuesi i Festivalit të Këngës me këngën “Merri”, e kompozuar nga Gëzim Hasani dhe me tekstshkrues Gentiana Azizi.
Franc Koruni do të paraqitet me këngën “Shqip”, të shkruar e kompozuar nga ai.
Mentor Mripa do të garojë me këngën, “Po ju rrëfehem”, e cila është me orkestrim të Rizah Dolakut dhe me tekst të Bekim Bislimit.
Neki Emra prezantohet me veprën “Heroi im”, të cilën e ka kompozuar dhe shkruar si dedikim për babain e tij.
Nita Latifi me “Marrëzi”, përfaqëson këngën që e ka kompozuar e shkruar vet
Saranda Alija me “Mendje ku je” përfaqësohet në Festivalin e Këngës, teksa kënga është kompozuar dhe shkruar nga Arbër Krasniqi.
Teuta Statovci me “Sekreti i tij” paraqet kompozimin e Dardan Gjinollit dhe tekst të Yll Limanit e Art Abazit.
Urban Band merr pjesë me kompozimin muzikor të Klodian Regxhepaj “Ëndrrat s’kanë faj”.
Klea Dina me “Trenat” sjellë veprën e kompozuar nga Memli Kelmendi e të shkruar nga Drenusha Zajmi.
Hilmi Obertinca me “Pa ty s’më rrihet” prezantohet në Festivalin e Këngës me kompozim e autorësi të vetvetes.
E si mysafire mbrëmë këndoi edhe artistja, Dafina Zeqiri./Arbresh.info/
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...