Sot do të bëhet prezantimi i konceptit themelues të Muzeut të Artit Bashkëkohor të Kosovës.
Ky prezantim do të bëhet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Këshilli Inicues i Muzeut të Artit Bashkëkohor.
Ngjarja do të zhvillohet në ish-mensën “Ramiz Sadiku” në Prishtinë në orën 17:00.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Këshilli Inicues i Muzeut të Artit Bashkëkohor, organizojnë konferencë për Prezantimin e konceptit themelues të Muzeut të Artit Bashkëkohor të Kosovës, të mërkurën, më 25 tetor 2023, në Menza Ramiz Sadiku, duke filluar nga ora 17:00. Në kuadër të konferencës do të bëhen publike pikat kryesore të konceptit themelues të Muzeut të Artit Bashkëkohor të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie./Arbresh.info/

Elvis Rexhbeçaj largohet nga Augsburgu, por jo nga Bundeslig...
Si u komentua fitorja e Magyarit në zgjedhjet e Hungarisë
“Punët për Shqipërinë”, Rama në Vlorë/ Kryeministri inspekto...
Trum kritikon vendet e NATO: Paguajmë triliona dollarë dhe a...
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...