Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti në trafik në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Babushë të Ferizajt.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili theksoi se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Rreth orës 10:00 në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë në fshatin Babush të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë tri vetura të udhëtarëve dhe veç dëmeve të shkaktuara në të tri automjetet, lëndime trupore kanë pësuar 4 persona të cilët me autoambulancë janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.
Ai potencoi se në vendin ngjarjes kanë dalë hetuesit nga Njësia e Hetimeve të Aksidenteve dhe po e hetojnë rastin./Arbresh.info/
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...