Pasi mbërriti në Izrael, Emmanuel Macron ka shkuar menjëherë për të takuar shtetas izraelito-francezë që kanë humbur të dashurit, si dhe familjet e pengjeve.
Macron po viziton vendin për të treguar solidaritetin e Francës, ndërsa pritet të bëjë thirrje për lirimin e pengjeve nga Hamasi. Presidenti francez pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, presidentin izraelit Issac Herzog dhe liderin e opozitës Yair Lapid.
Kjo vizitë e tij vjen pak pas udhëtimit të kryeministrit britanik, Rishi Sunak dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në Izrael pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...
Shefi i Hezbollahut refuzon bisedimet e planifikuara Izrael-...