Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile në bashkëpunim me qytetarë nga Kosova Lindore sot kanë mbajtur një protestë kundër politikave të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.
Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë e deri para Qeverisë së Kosovës, raporton Policia e Kosovës, raporton Arbresh.info.
“Medvegja është Dardani”, “Po na shuajnë”, “Preshevë”, “Beogradi zyrtarë nuk është duke e zbatuar marrëveshjen e Konçulit dhe asnjë marrëveshje tjetër”, janë disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar.
Gjithashtu, protestuesit u shfaqen me flamurin shtetëror, kombëtar, flamurin e UÇK-së dhe të Kroacisë./Arbresh.info

Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare