Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim ambasadoren e re jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt.
Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale në vend e rajon, marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë, si dhe për planet e përbashkëta në funksion të forcimit të mëtejshëm të raporteve dypalëshe.
Me këtë rast, Kryetari Konjufca e uroi ambasadoren Blitt për detyrën e re dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e Kanadasë në shtetndërtimin dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, duke kërkuar njëherësh vazhdimin e përkrahjes ndaj shtetit tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Ambasadorja Blitt e falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe ritheksoi gatishmërinë e shtetit të Kanadasë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe avancimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës./Arbresh.info/
Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse k...
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...