Zëdhënësi i Hamasit, Hassan Yousef, u arrestua të enjten gjatë bastisjeve të Izraelit në Bregun Perëndimor, sipas autoriteteve izraelite. Yousef u arrestua “me dyshimin se vepronte në emër të Hamasit”, tha të premten për CNN Agjencia e Sigurisë izraelite Shin Bet.
Yousef është një figurë kryesore politike palestineze, që shërben si zëdhënës zyrtar i Hamasit në Bregun Perëndimor dhe është pjesë e Këshillit Legjislativ Palestinez.
CNN raportoi më parë se Yousef besohej të ishte në mesin e më shumë se 60 anëtarëve të Hamasit të arrestuar nga Izraeli në bastisjet në të gjithë Bregun Perëndimor, territorin palestinez të pushtuar nga Izraeli.
Yousef është arrestuar nga forcat izraelite në disa raste dhe ka kaluar gjithsej 24 vjet në burgjet izraelite me akuza të ndryshme për nxitje, hyrje në Jerusalem pa leje dhe si anëtar i Hamasit./abcnews.al
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...
Macron: Qëndrojmë me Ukrainën dhe Danimarkën, kërcënimet me ...